Per ne

      Radio Zeri i Shtimes eshte Radio e pavarur private. Ka filluar te transmetoje program me dt: 24 qershor 1999. Emeton program ne frekuencat FM stereo 89.60 MHz. Aktualisht transmeton program ditor 17 oresh, nga ora  08:00 ne mengjes deri ne ora 01:00 pas mesnate. Programi i kesaj Radio deporton ne pjesen me te madhe te komunave te Kosoves, e me rastin e transmetimit ne internet tani ne te gjithe boten.

Radio zeri i shtimes ka nje politike te paanshme redaktuese. Asnjeri nga gazetaret e tij nuk eshte anetare i ndonje partie politike. Permbajtja e programeve ka per qellim afirmimin e vlerave demokratike, te drejtat dhe lirite e qytetareve, transparencen e pushtetit komunal, luftimin e dukurive negative dhe informimin e qytetareve per rrjedhat e aktualitetit Kosovar,rajonal,dhe nderkombetar. Permes informatave te shpejta, objektive dhe te pa anshme, kjo radio pretendon te jete ne sherbim te te gjithe qytetareve,  e pse jo edhe ne sherbim te KFOR-it per ruajtjen e paqes dhe te sigurise ne protektoratin nderkombetare te OKB-se ne Kosove.

Radio Zeri i Shtimes eshte  radio e vetme e pavarur ne rajonin e Shtimes . Ajo ka lejen e frekuencave nga OSBE-ja , e cila me lavdata e ka çmuar punen e saj te deritanishme. Ky radiostacion sipas anketave te peraferta ka nje numer te madh degjuesish, kryesisht te rinj , nxenes dhe student, por edhe amvise, bujq dhe punetore.  Degjuesi eshte gjykatesi supreme i vlerave te programeve tona.

   Sinqerisht ju pershendesim  me shprese se ky informacion do te gjeje mirekuptim tek ju , dhe njekohesisht shpresojme se do te na mbeshtesni, ne menyre qe te jemi sa me pran jush.